Unë zgjedh Serbinë

Nga qytetet tërheqëse te natyra paqësore, nga trashëgimia e pasur e kuzhinës te mikpritja e njerëzve që takoni, eksploroni Serbinë dhe vizitoni disa nga destinacionet më të bukura dhe interesante që do të përjetoni ndonjëherë.

Një tjetër kuriozitet dhe përparësi e Serbisë dhe Beogradit - është një vend ku lidheni lehtë me popullsinë lokale.  Do të shihni se vendasit i bëjnë të veçanta edhe gjërat më të zakonshme, duke sjellë energjinë, sharmin dhe ngrohtësinë e shpirtit të tyre. 

Ne ju sugjerojmë disa nga vendet më të mira për të vizituar. 

 

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Serbia Travel (@serbiatourism)

Qytetet

Beogradi- kombinim i përsosur i bashkëkohores dhe traditës

Serbia është vend i kontrasteve, një ndërthurje e modernes dhe tradicionales në çdo hap.

Beogradi, kryeqyteti i Serbisë, është vetëm shembulli i parë i kësaj. Qyteti ku e shkuara dhe e ardhmja bashkohen në një rrjedhë të pabesueshme energjie, i njohur si "qyteti që nuk fle kurrë", ku njerëzit jetojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, është gjithashtu një nga qytetet më të vjetra në Evropë.

Vizitorët mund të zhyten thellë në të kaluarën duke ecur nëpër Kalanë e Beogradit në Parkun Kalemegdan, duke shijuar pamjen romantike të bashkimit të Savës dhe Danubit.

Beograd

Nga cilado anë që t'i afroheni qendrës së Beogradit, mund të shihni tempullin e mrekullueshëm të Shën Savës, një nga kishat më të mëdha ortodokse në botë.

Ju ftojmë gjithashtu të ndjeni frymën artistike të Beogradit me një shëtitje nëpër galeritë dhe muzetë e shumtë; të përjetoni atmosferën boheme në restorantet e rrugës Skadarlija; atmosferën e hareshme në kafenetë e shumta; ose të eksploroni shumë aktivitete sportive që ju ofrohen në Ada Ciganlija, në një nga ishujt më të bukur urbanë në botë.

Ose mund të bëni pazar në disa nga qendrat tregtare më të mëdha në këtë pjesë të Evropës.

Beogradi është një qytet gjithnjë në lëvizje, Beogradi është qyteti i së ardhmes.

Novi Sadimbajtës i titullit prestigjioz "Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2022"

Novi Sadi është i njohur për frymën e tij multikulturore dhe përzierjen e stileve arkitektonike - gotik, barok, art nouveau, neoklasicizmit, modernizmit. Kalaja Petrovaradin spikat si një simbol i Novi Sadit dhe Vojvodinës - një zonë pikniku, një qendër arti, një planetar, një vend i jetës së natës dhe i festivalit të muzikës EXIT.

Novi Sad

Në afërsi të tij është një qytet i vogël dhe interesant me arkitekturë të shkëlqyeshme, Sremski Karlovci, i njohur për kantinat e tij të vogla familjare që prodhojnë verëra autentike.

Përjetoni qytetin që është njëkohësisht tradicional dhe modern, i vendosur ndjeshëm buzë Danubit. 

Nishi - Ballkani i Vogël

Nishi, në lindje të Beogradit, është një udhëkryq i historisë, traditës, mënyrës së jetës dhe mentalitetit që krijojnë shpirtin madhështor të këtij qyteti. Shëtisni nëpër zonën e këmbësorëve, dëgjoni tinguj të stileve të ndryshme të muzikës, argëtohuni - dhe do të keni një përvojë plotësisht autentike!

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Serbia Travel (@serbiatourism)

 

Novi Pazari

Për shkak të pozitës së jashtëzakonshme gjeografike të qytetit në kryqëzimin e civilizimeve dhe rrugëve tregtare, njerëzit e këtij rajoni janë kryesisht tregtarë nga kohërat e lashta, gjë që reflektohet edhe në emrin e qytetit, Novi Pazar, që rrjedh nga fjala turke Bazaar.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Serbia Travel (@serbiatourism)

 

Byreçkat e famshëm "mantije", qebapët edhe më të mirë, njerëzit me zemër të madhe - Novi Pazari është një qytet që duhet ta vizitoni!

Vend i aksionit dhe aventurës. Vende ideale për Slow adventures

Malet - Zllatibor, Kopaonik, Stara Pllanina (Mali i Vjetër)

Një shkencëtarë i ynë i njohur dikur ka thënë - "gjeografia mësohet më mirë duke ecur". Dhe ne jemi plotësisht dakord.

Mirë se vini në atdheun e shpateve valëvitëse, livadheve aromatike dhe pyjeve të harlisura! Dhe ndërsa jeni në shteg, mblidhni disa barëra ose provoni fruta pylli që do t'i gjeni me bollëk. Livadhet e gjera, grykat e lumenjve dhe luginat, si dhe peizazhet piktoreske plot pyje të dendura halore, e bëjnë Zllatiborin dhe Kopaonikun ndër malet më të bukura në Serbi.

Kopaonik

Stara Pllanina (Mali i Vjetër) është një histori e veçantë. Fshatrat ku koha duket se është ndalur, dhjetëra ujëvara që i lënë vizitorët të mahnitur, kullotat e pafundme dhe majat e maleve magjepsin me bukurinë e tyre.

Rojet e kohës

Kultura - manastiret, kalatë, zonat arkeologjike-romake

Serbia është një nga vendet më të vjetra evropiane. Gjatë historisë së saj të pasur, territori serb ka qenë vend i vendbanimeve neolitike, perandorëve romakë dhe sundimtarëve mesjetarë.

Golubac

Bashkohuni me ne në një udhëtim nëpër epoka

Në Serbi do të gjeni një mozaik të vërtetë arkeologjik të trashëgimisë: nga periudha antike, përmes Perandorisë Romake, te trashëgimia botërore në listën e UNESCO-s. Mos humbisni rastin të shihni gjurmët e kulturës Starčevo ose trashëgimisë romake - Viminacium - Pozharevac dhe Mediana - Nish, disa nga lokalitetet më të ruajtura dhe më të rëndësishme arkeologjike.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Serbia Travel (@serbiatourism)

 

Manastiret dhe kishat janë rojet e traditës kulturore serbe. Mos harroni t'i vizitoni, duke marrë parasysh se disa prej tyre janë kryevepra të pikturës dhe arkitekturës mesjetare serbe, të tilla si Studenica.

Përjetoni sidomos kombinimin më të mirë të thesareve natyrore dhe kulturore serbe në të gjithë Serbinë.

Kalatë e ndërtuara përgjatë brigjeve të Danubit dëshmojnë për të kaluarën e stuhishme dhe kufijtë që dikur ndodheshin aty. Patjetër vizitoni Kalanë e Beogradit, nga ku mund të shijoni një pamje mahnitëse të bashkimit të Savës dhe Danubit, Kalanë e Smederevos dhe Kalanë Petrovaradin, të njohur gjithashtu si "Gjibraltari i Danubit".

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Serbia Travel (@serbiatourism)

 

Ka 30 monumente kulturore të mbrojtura nga shteti në territorin e Novi Pazarit, dhe disa janë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s plot katër dekada. Në zemër të Novi Pazarit do të gjeni një perlë të vërtetë arkitekturore - xhaminë Altun-alem të emëruar pas gurit të çmuar Alem. Manastiri Gjurgjevi Stupovi është një nga shembujt më të bukur të manastireve të krishtera ortodokse nga shekulli i 12-të. Rëndësia e tij u njoh gjithashtu nga UNESCO, i cili e përfshiu atë në listën e trashëgimisë kulturore botërore së bashku me manastirin Sopoqani, kishën e Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal, dhe rrënojat e fortesave Ras dhe Gradina, me emrin e përbashkët Stari Ras (Rasi i Vjetër) dhe Sopoqani.

Shijet me shpirt

Gastronomia dhe punishtet e verës

Argëtimi, e qeshura dhe ngazëllimi që shoqërojnë vaktet e përbashkëta mbahen mend gjatë në mendjet tona. Dhe çdo pjatë e gatuar në Serbi është një udhëtim nëpër kohë dhe vend.

Informacionet e nevojshme për udhëtime gjatë pandemisë Covid mund t'i gjeni në https://www.serbia.travel/covid-19